• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

1 vit pas ceremonisë madhështore, Sara dhe Ledion zgjedhin ta festojnë kështu përvjetorin e parë të martesës

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës duke ndjekur një nga koncertet ‘live’ të grupit të preferuar të moderatorit. Këtë e ka zbuluar vetë Sara me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ ku dallohet se Ledioni ka takuar anëtarët e bandës ’30 Seconds To Mars’.

“Për përvjetorin tonë të martesës ai donte të shikonte bandën e tij të preferuar në tur”, ka shkruar Hoxha bashkangjitur fotove të Liços dhe këngëtarëve të cilët kanë performuar në skenë në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam. Pak më parë trashëgimtarja ndau gjithashtu me ndjekësit e saj një nga momentet e shkëputura nga ceremonia martesore e mbajtur në liqenin e Como-s në Itali, ku dallohej e veshur me fustanin e bardhë krah Ledionit.

“Ti dhe unë, përgjithmonë”, ka shkruar Sara në foton ku nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet e shumta nga të gjithë. Mesa duket dyshja është duke kaluar momentet më të bukura krah njëri-tjetrit, teksa janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë./revistawho.com