• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

1 muaj pas divorcit zbulohen fakte të reja, Liam e ka mësuar ndarjen nga Miley në rrjetet sociale

Ndarja mes Miley dhe Liam erdhi e papritur për publikun, por duket se në të njëjtën mënyrë e ka përjetuar edhe vetë Hemsworth. Së fundmi është zbuluar se Liam e ka mësuar ndarjen nga bashkëshortja e tij përmes rrjeteve sociale. Thuhet se aktori ka mbetur i shokuar kur ka parë se Miley ka deklaruar ndarjen prej tij gjatë kohës që ai ishte në Australi. Një burim ka treguar për “Page Six” se Hemsworth nuk ishte gati të bënte publike ndarjen e tyre, sepse ai ishte duke luftuar në privatësi për të shpëtuar martesën. Ndërsa në 10 gusht, kur në gjithë mediat u publikuan foto të Miley-t duke u puthur me Kaitlynn Carter, përfaqësuesit e Cyrus thanë se ata të dy kishin rënë dakord që të ndaheshin. E vërteta ende nuk dihet plotësisht, sepse këto deklarata bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. E vetmja gjë që dihet me siguri është shkaku i divorcit mes Miley-t dhe Liam, i cili është zbuluar në momentin kur aktori kishte shkuar për të firmosur letrat për ndarje. Thuhej se kishte shumë ndryshime në jetën e Miley-t dhe Liam për të cilat ata nuk binin dakord, ndaj vendosën që pas 7 muajsh t’i jepnin fund martesës. /revistawho.com