• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bradley Cooper e mbështet nga larg Lady Gaga në ‘Grammy Awards’, zbuloni arsyen e mungesës së tij

Mungesa e Bradley Cooper në çmimet ‘Grammy Awards’, ishte si një goditje për fansat. Lady Gaga u shfaq e vetme në festival, ndërkohë që Cooper u shpreh se do ta mbështeste nga larg atë për filmin e realizuar bashkë.

Sipas ‘Cosmopolitan’, fansat janë mërzitur shumë nga mungesa e tij pasi mezi prisnin të dëgjonin duetin e tyre me këngën ‘Shallow’.

Cooper nuk ka mundur të jetë prezent sepse ka qenë në Londër, gjatë natës së famshme të  ndarjes së çmimeve.

Kujtojmë se Bradley dhe Gaga thyen rekorde shikueshmërie me ‘A star is born’, dhe këngën e cila ishte vija melodike e gjithë filmit./revistawho.com