Bora edhe ishte edhe nuk ishte sot në “Më lër të flas”. Thënë kjo, pasi një pjesë e mirë e pyetjeve për Donaldin ishin rreth Borës, larg e larg.
Ai u vu përballë një loje me Lori Hoxhën ku do realizohej dënimi i pranimit publikisht të një fakti rreth tyre, ose do u duhej t’i përgjigjeshin një pyetjeje nga Romeo.
Siç pritej, aktori u ngacmua për situatën romantike të tij.
Romeo e pyeti: “Kush puth më mirë, një këngëtare apo moderatore?”
Megjithëse në siklet, Donaldi e tha fjalën e tij duke deklaruar: “Një këngëtare që më vonë u bë moderatore”, duke lënë të kuptohej se foli për Borën, pasi dikur ajo këndonte.
I pyetur nga Romeo rreth moderatores më të preferuar në Top Channel, Donaldi është përgjigjur tërthorazi duke pranuar se një dedikim i këngës së tij është pikërisht për atë person, duke nënkuptuar Bora Zemanin.
Donald Veshaj u pyetur gjithashtu rreth vajzës shqiptare më seksi dhe tha se është Bora Muzhaqi, pas një pauze disa sekondëshe para mbiemrit të saj.
Romeo: Cila është vajza shqiptare më seksi sipas teje?
Donaldi: Është Bora….. Muzhaqi…e thash fjalën time.