Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se po kalojnë ditë më relaksuese pas impenjimeve të shumta në programin që moderojnë së bashku në platformën e ‘Tring’, ‘Treshat’. Veshaj ka ndarë disa poza duke treguar se po shijon bregdetin e midis shumë komenteve nuk ka munguar as ai i Borës. Edhe vetë moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj foto shumë tërheqëse në mes të detit.
Deri më tani Bora dhe Donaldi nuk kanë konfirmuar në asnjë moment lidhjen e tyre, ndonëse shumicën e kohës kanë treguar se e kanë kaluar bashkë, edhe falë punës së tyre.
Në një intervistë me Dojnën, në ‘Pop Culture’, Bora pohoi se nuk fsheh asgjë nga jeta e saj dhe se kush është pranë saj i di gjërat më mirë.
“Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik të jetë për punën që bëj jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale. Njerëzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh unë nuk fsheh asgjë”, u shpreh moderatorja./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CAdjQaUjMTQ/
https://www.instagram.com/p/CAfFcDpjMgX/