• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Bojken Lako zbulon për herë të parë pse ka qenë i arrestuar

Bojken Lako ishte i ftuari i radhës në emisionin e showbiz-it “Pikë”, drejtuar nga Adela Osmani. Ai preku pak edhe temën e substancave narkotike, të cilën e ka folur edhe më herët, duke rrëfyer luftën personale me këtë varësi.

Teksa tregonte pak për atë periudhë, Bojken u shpreh: “Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”.

Ndërsa më tej, teksa u pyet nëse ka qenë ndonjëherë i arrestuar, Bojken pranoi se po dhe është arrestuar pikërisht për drogë.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, pranoi Lako, ndërsa nuk dha detaje të tjera për këtë temë./revistawho.com