• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Blue Ivy është kopja e Beyonce-s dhe këtë e vërteton foto e fundit nënë e bijë

Beyonce ka publikuar në sajtin e saj zyrtar disa foto nga ditëlindja e 39 dhe sigurisht vëmendjen e ka marrë një foto ku diva shfaqet me vajzën e saj, vogëlushen Blue Ivy Carter.

Nënë e bijë shfaqen me rrobabanjo të njejta, me model të njëjtë flokësh dhe kopje të njëra-tjetrës.

Në një foto tjetër Beyonce dhe Blue Ivy shfaqen duke mbajtur lule teksa qeshin të lumtura krah njëra-tjetrës.

Një set tjetër fotografish tregon se Beyonce e ka festuar 39-vjetorin me familjen. Këngëtarja shfaqet me vajzën 3-vjeçare, Rumi Carter ndërsa Blue ndodhet krah saj.

Torta e ditëlindjes së Beyonce-s ishte zbukuruar me bletë, ashtu siç e thërrasin atë me përkëdheli: Bee

Familja Carter kanë festuar në plazh e kjo shihet në fotot e tjera ku Beyonce shfaqet duke luajtur në rërë me binjakët e saj.

Fotografive u mungon Jay Z po babi Shawn me siguri ka qenë duke shkrepur këto poza!