• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blue Ivy bën 7 vjeçe, Beyonce organizon një festë gjigande për vogëlushen

Beyonce tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private, por kur bëhet fjalë për ngjarje me rendësi as ajo nuk mundet t’i rezistojë publikimit të disa fotove në rrjete sociale. Së fundmi vajza e saj, Blue Ivy ka festuar 7-vjetorin e lindjes dhe përmes imazheve Beyonce na ka treguar gjithë festën që ka organizuar për vogëlushen. I gjithë ambienti ku është organizuar festa ka qenë i dekoruar në ngjyrë rozë dhe floriri, e nuk ka munguar edhe një kalim në pasarelë nga Blue si modele.

Këngëtarja ka publikuar edhe disa foto të rralla të binjakëve Rumi e Sir, të cilët nuk ndodh shpesh t’i shohim të ekspozuar në rrjete sociale.

Ndërsa në disa foto të tjera duket se Beyonce është kujdesur vetë për detajet e festës së ditëlindjes, së bashku me një pjesë tjetër të madhe njerëzish. /revistawho.com