Edhe binjakët Blue me Ivy do të gëzojnë të njëjtin pasion për muzikën njëjtë si mami Genta. Të paktën këtë detaj na ka zbuluar vetë këngëtarja në postimin e fundit në rrjetet sociale, ku shihet me një prej binjakëve në prehër, duke improvizuar një moment në piano.
Nuk dihet nëse Genta do t’i drejtojë vogëlushët e saj tek muzika, por nuk do të ishte aspak rastësi që ndonjë prej tyre të kishte po të njëjtin talent si mami në muzikë.
Genta dhe Usta u bënë prindër disa javë më parë e përgjithësisht kanë zgjedhur ta shijojnë për vete kohën me të vegjëlit, duke ndarë shumë pak në rrjetet sociale.
Megjithatë një postim i çastit i Gentës me bebin e saj na bëri t’i kthejmë sytë nga ajo sërish./revistawho.com