• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blindohet Luana Vjollca në xhirimet e projektit të ri muzikor (FOTO)

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor.
Luana këtë fundjavë e ka pasur vetëm punë intensive dhe xhirime krejtësisht private – teksa stafi i gjerë i saj nuk ka lejuar që ajo as të fotografohej brenda ambienteve ku po xhirohej, për të mos zbuluar detajet për projektin e veçantë muzikor të saj, që do të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Express.

Prezantuesja seksi ka disa muaj që po punon për një projekt të ri, duke u kujdesur për çdo detaj me një numër të madh njerëzish.

Pas një pauze, zgjedhje nga vetë Luana, ajo ka vendosur të sjellë një këngë të realizuar nga Getoar Selimi dhe video krejtësisht ndryshe këtë herë.

Gazeta Express ka arritur t’i bëjë disa foto në momentin e mbërritjes së Luanës në vendin e xhirimit.

Do të jetë vetëm ky projekt muzikor për sezonin veror? Kjo mbetet të shihet…