Motra e vogël e Aurela Gaçes, njëkohësisht këngëtarja Blerta Gaçe feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e madhe e skenës ka vendosur ta urojë të motrën me një nga fotot e realizuara për kopertinën e revistawho.com nga fotografi Geljant Kaleci… Nënshkrimi që e shoqëron atë është shumë emocionues dhe ka prekur zemrat e shumë prej komentuesve.