• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Blerina Bombaj më e emocionuar se kurrë, familja e shoqëron në ditën më të rëndësishme për të

 

Blerina Bombaj ka bërë me dije prej ditësh se më në fund ka finalizuar studimet në Greqi duke marrë një tjetër specializim në funksion të profesionit të saj si dietologe. Dita e sotme përkon me diplomimin e saj dhe për këtë rast special, Blerina është shoqëruar nga familja e saj. Ka qenë vetë dietologia, e cila ka zbuluar detajet duke publikuar disa foto nga udhëtimi me ta.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë, ajo u shfaq krah bashkëshortit e veshur bukur, gati për ceremoninë e finalizimit të studimeve të saj. Prej kohësh bukuroshja e ekranit ka treguar gjithë peripecitë e saj mes familjes, angazhimeve në ekran dhe diplomimit, duke dhënë një shembull të fortë vullneti. / revistawho.com