• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Blerina Bombaj kujton momentin më të bukur nga ditëlindja e vajzës: Më vjen për të qeshur dhe për të qarë

Blerina Bombaj është nënë e dy fëmijëve dhe një pjesë të mirë të kohës përpiqet ta kalojë me ata. Në veçanti me vajzën e saj, Anën, Blerina ka krijuar një lidhje shumë speciale. Nënë e bijë janë shumë të afërta dhe këtë gjë Blerina dëshironte që ta tregonte edhe tek të tjerët për 10-vjetorin e lindjes së vajzës. Vitin e kaluar për ditëlindjen e Anës dietologia organizoi një festë të madhe dhe për të ruajtur një kujtim të bukur ajo kishte përgatitur një kërcim special me vajzën. Të dyja u veshën njësoj dhe nën ritmet e këngës ‘Në shtëpinë tonë’ shijuan një moment shumë të veçantë bashkë. Gjatë kërcimit atyre ju bashkua dhe djali i Blerinës dhe në fund bashkëshorti duke e shndërruar në kujtimin më të veçantë familjar. Ditën e sotme Blerina i është kthyer këtij çasti dhe ka përjetuar sërish të njëjtat emocione. Ajo ka publikuar videon e plotë të performancës me Anën dhe ka treguar se i vjen për të qeshur e për të qarë sa herë e shikon. “Sa herë e shoh këtë kujtim nga 10-vjetori i Anës, përveçse më vjen për të qeshur më vjen edhe për të qarë. Nuk e di po kjo kënga është shumë përshkuese”, ka shkruar Blerina përkrah postimit.

Dietologia ka kërkuar edhe disa ide origjinale për surprizë nga ndjekësit e saj, sepse ndoshta dëshiron që këtë vit të krijojë një tjetër kujtim  të bukur me vajzën. /revistawho.com