Ditën e sotme emri i tij ka qenë kryefjalë e lajmeve, për shkak të takimit me yllin e Hollywood-it, Al Pacino. Blerim Destani, aktori i famshëm shqiptar që numëron disa suksese ndërkombëtare, duket se ka pasur një takim mjaft miqësor me atë, që në një komunikim me ‘revistawho.com’, e cilëson si idhullin e tij… “Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të konsumoja drekë me një ndër idhujt e mi në fushën e kinematografisë”, – pohon Destani, i cili pranon se tema kryesore e bisedës ishin filmat… “Sigurisht folëm për kinemanë, kisha shumë kurreshtje për të mësuar rreth tij. Ishte një njeri i shkëlqyer me zemër të madhe”, – vijon Blerimi, i cili aktualisht ndodhet në LA për të ndjekur nga afër ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Dhe pikërisht atje Blerimi ka takuar gjithashtu David Franzoni-n, skenaristin e filmit “Gladiatori” që ka fituar edhe çmimin “Oscar”.