Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, që prej vitesh shijon suksesin në arenën ndërkombëtare, ka vendosur që pas markës së xhinseve të krijojë një dyqan për orat e luksit, duke futur në të markat më të njohura. “Qunto Watches” do të shesë ora të brand-eve më të famshëm si: Rolex, Cartier, etj. Në këtë sipërmarrje të re Blerimin e ka mbështetur edhe Noizy, i cili ka publikuar në instagram profilin zyrtar të “Qunto Watches”.