Mbrëmë është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme në botë “American Music Awards 2017”. Një nga të ftuarat ishte edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti. E kur bëhet fjalë për të nuk ka se si mos të marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo ishte veshur e gjitha metal dhe dukej super seksi në tapetin e kuq. “Kur dukesh si një top diskoje dhe ke veshur të brendshme metali, por gjithashtu dukesh shumë mirë”, shkruan Bleona në një prej fotove të postuara në Instastory.