• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blendi Fevziu tregohet i kursyer, por me siguri kjo është ndër gjërat më të bukura që ka bërë në jetë

Duke parë fotot, me siguri është kështu. Kjo është Mishel, vajza e madhe e Blendi Fevziut, e cila sot ka ditëlindjen. Gazetari i njohur ka postuar këtë foto ku shkruan thjesht “Gëzuar ditëlindjen Mishel” duke mos bërë atë që shohim shpesh tek prindërit e tjerë; dedikime të gjata sesa krenarë janë, sesa të lumtur e jo në pak raste sesa të bukur u duken fëmijët e tyre.

Krenaria e Fevziut për Mishelën, e cila tashmë është shkëputur nga familja dhe ka nisur studimet e larta, qëndron pikërisht tek modestia me të cilën ai flet për të publikisht. Ata që e njohin nga afër Mishel, tregojnë se veç faktit që është një vajzë studioze, ajo është dhe tejet e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Dhe për një prind nuk ka lumturi më të madhe se kjo, edhe kur përpiqesh “ta fshehësh” atë nga bota./revistawho.com