• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blendi Fevziu: Nuk e njoh fare Morena Tarakun

Teksa bukuroshja kosovare numëron mijëra fansa në rrjetet sociale dhe konsiderohet një nga femrat më seksi të shoëbiz-it, Morena taraku ende nuk po arrin të bëhet mjaftueshëm e njohur. Për shembull, drejtuesi i emisionit “Opinion” në televizionin “Klan” Blendi Fevziu, u prezantua për herë të parë me emrin e figurën e Miss-it kosovar, mbrëmjen e së mërkurës përgjatë transmetimit. Në një emision me temë për seksin, në sondazhet e bëra nga stafi i Fevziut, ndër femrat më “hot” të vendit, radhitej edhe bukuroshja kosovare. Në momentin që në monitor u shfaq kjo foto e Morenës, Fevziu u shpreh: Morena Taraku, unë këtë se njoh fare, sot e dëgjoj për herë të parë. Duket se përpjekjet e Morenës për t’u shndërruar në një celebritet janë të pamjaftueshme. Por nëse e bukura nga Prishtina vazhdon realizon set-e të nxehta fotografike, dhe shfaqet në evente të rëndësishme, nuk duhet të jetë e largët dita kur Morenën ta njohin të gjithë shqiptarët kudo ku jane.