• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bjordi në rrëfimin për “H.O.T”: Me Inisin e kishim të vështirë, se ishte shumë kërkuese

I ftuar në edicionin e lajmeve me moderatoren Iva Kalemi në Klan News ka qenë Bjordi Mezini, regjisori i serialit më të ri “H.O.T” që po transmetohet në Tv Klan çdo të diel në orën 20:00. Ai ka tregur se pas këtij sezoni që ka 10 seri do ketë edhe sezone të tjera në vazhdim.

Ne serialin e kemi lënë shumë të hapur në fund, historia sapo ka filluar, kur mbaron seriali i 10-të. Kur mendon se po zgjidhen disa lëmshe, hapet një lëmsh akoma më i madh”, është shprehur Bjordi.

Përsa i përket bashkëpunimit të aktorëve të rinj dhe atyre të vjetër, Bjordi tregon se çdo gjë ka rezultur shumë mirë dhe si aktorët e vjetër dhe të rinjtë janë bërë një me njëri-tjetrin.

“Pjesa e aktorëve ka qenë pjesa që unë kam pasur më shumë fat në këtë projekt. Kanë qenë shumë të talentuar, të përkushtuar dhe pata fat se kasti i aktorëve krijoi një harmoni brenda grupit. Aktorët e brezit të ri dhe të vjetër nuk dalloheshin nga nga njëri-tjetri. Historia vinte në një mënyrë shumë moderne dhe vetë personazhet u ndjenë pjesë e një gjëje të vetme dhe nuk dalluam ndonjë vështirësi”, ka thënë Mezini.

Përsa i përket aktorit më të pabindur në serial, Bjordi thotë se Xhoda është ai që improvizon shumë që është një vlerë e shtuar e serialit. Ndërsa me Insin Gjonin e kanë pasur pak të vështirë sepse ishte shumë kërkuese që personazhi që ajo kishte dhe interpretimi që bënte të ishte më i duhuri.

“Një personazh që improvizon shumë, nuk do i thoja i pabindur sepse improvizimet e tij janë një vlerë e shtuar skenarit, por Xhoda po nuk futi një batutë të vetën, nuk e mbyllim dot skenën.

Mund të them Inis Gjoni, mund të them jo e pabindur por na është dashur shumë kohë të kuptonim dhe ndërtonim çfarë përqasje do kishte ajo me atë personazh dhe Inisi ishte shumë kërkuese dhe donte të ishte e sigurt 100% që ai lloj interpretimi të ishte i duhuri”, ka thënë Bjordi.

I pyetur nga Kalemi nëse ka patur bashkëpunim me staf turk, Bjordi i ka rrëzuar këto zëra duke shtuar se nuk është e vërtetë dhe se stafi ka qenë 100 përqind shqiptar.

Seriali “H.O.T” (Humans of Tirana) do t’i këtë të gjitha, romancë, humor, tradhti, puthje të nxehta, ëndrra por dhe sherre, intriga.

Producentë të tij janë Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, ndërsa si autorë Klaudia Brahimaj dhe Bjord Mezini.

“H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Annais Lika, Klea Huta, Megi Pojani, Erblin Bajko, Amos Zaharia, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Gëzim Rudi etj./revistawho.com