Shivai kërkon për Romin. Zvetlana merr telefonin e Romit dhe fshihet. Shivai largohet. Znj.Kapur i thotë Zvetlanës ta nxjerrin jashtë Romin. Pinki i kërkon Shivait mos të punojë pasi do organizojnë një festë para martesës. Zvetlana i bën një injeksion Romit që ajo të mos zgjohet. Anika ndihmon Shivain të veshë një kostum por ai nuk i flet fare. Anika e pyet dhe Shivai i thotë se asaj nuk i intereson nëse ai i flet apo jo. Anika thotë se nuk i intereson dhe Shivai nxehet. Ai largohet por byrzylyku i Anikës ngec tek kopsa. Ai e prish byrzylykun dhe largohet me nerva. Gori arrin në Mumbai. Përballë i del një burrë dhe i thotë se i vodhën telefonin. Ai i kërkon Gorit t’i japë telefonin e saj që të lajmërojë familjen e tij. Personi i vjedh telefonin Gorit dhe largohet. Gori shkon ta gjejë personin dhe kur largohet i vjedhin edhe valixhen. Om takohet me Rudrën. Në këtë moment vjen Zvetlana. Rudra i flet keq Zvetlanës dhe ajo i thotë të sillet mirë me të sepse së shpejti do të bëhet pjesë e familjes Oberoi. Disa rrugaçë ngacmojnë Gorin rrugës. Ajo frikësohet. Gorit i vjen në ndihmë Dandi një djalë që punon si aktor. Ai e merr Gorin në shtëpi dhe i ofron të qëndrojë aty. Zvetlana i thotë Omit se ka vendosur që dasma e tyre të bëhet të shtunën./revistawho.com