• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shpërthen në flakë makina e Shivait, dikush do që ta vrasë, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai kërkon me insistim që Anika t’i kërkojë falje por ajo është kokëfortë dhe nuk e bën. Shivai e hedh në pishinë dhe futet edhe vetë. Policia vjen dhe Shivai u thotë të arrestojnë Anikën sepse ka hyrë në shtëpinë e tij fshehurazi. Ata arrestojnë Anikën. Prianka i thotë Shivait se Anika nuk kishte faj dhe se kishte ardhur për të marr çelësin. Edhe Rudra shqetësohet gjithashtu për Anikën ndërsa Shivai u thotë mos ta bëjnë kaq të madhe. Omkara i thotë Shivait se ajo vajzë është e pafajshme por diçka po ndodh mes tyre. Shivai nuk e pranon dhe thotë se Anika është e parëndësishme për të. Anikën e kanë futur në qeli. Ajo është e shqetësuar për vëllain Sahil. Ndërkohë halla nxehet me Sahilin dhe e nxjerr nga shtëpia. Shivain e merr në telefon një gazetare dhe i thotë se ka një video në shtrat të Tixhit dhe Zvetlanës që mund ta shkatërrojë familjen e tyre. Ajo kërkon para në këmbim që video mos të publikohet. Shivai pranon dhe merr video çipin. Ai shkon drejt makinës kur një grua shtyp një buton dhe makina shpërthen. Të gjithë tronditen por Shivain nuk e gjen gjë. Omkara dhe Rudra shkojnë me vrap drejt tij. Tixh mendon ta shtyjnë fejesën por Shivai nuk pranon dhe thotë se fejesa do bëhet shkruan revistawho. Shivain e marrin në telefon nga komisariati dhe i thonë se nuk mund ta mbajnë Anikën në qeli më shumë se 24 orë. Shivai niset për atje. Ndërkohë vëllai i Anikës ka mbetur në rrugë pasi halla e përzuri. Atë e mashtron një burrë dhe e rrëmben. Shivai shkon të takojë Anikën në qeli dhe i thotë se do e nxjerrë vetëm nëse ajo kërkon falje. Omkara merr në telefon Shivain dhe në këtë moment atij i bie video çipi nga xhepi. Shivai largohet ndërsa Anikën e liron gjyshja. Anikës i japin video çipin që i ka rënë Shivait. Shivait ndërkohë i del përpara një grua misterioze dhe e prek në dorë. Ajo i ka duart me një helm dhe Shivai bie në tokë pa ndjenja./revistawho.com