• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai fut në burg Anikën, asaj i rrëmbejnë vëllain, ja ç’do ndodhë këtë javë

Anika shkon në shtëpinë Oberoi për të gjetur çelësin por rastësisht takohet sërish me Shivain. Ai kërkon që Anika t’i kërkojë falje por Anika nuk pranon. Shivai thërret policinë dhe i thotë se kjo vajzë është futur në shtëpi fshehtas.

Anikën e arrestojnë dhe e fusin në qeli. Ajo është e shqetësuar për vëllain. Ndërkohë halla flet keq për Anikën dhe e nxjerr vëllain e saj nga shtëpia.

Një gazetar i dërgon Shivait një video ku shfaqet Tixh dhe Zvetlana në momente intime dhe i kërkon atij një shumë të madhe parash që mos ta publikojë videon.  Shivai bie dakort dhe merr një çip me videon.

Shivain e marrin në telefon nga komisariati dhe i thonë se nuk mund ta mbajnë Anikën më shumë se 24 orë. Shivai shkon atje dhe kërkon sërish që Anika t’i kërkojë falje por ajo nuk e bën. Duke u larguar Shivait i bie çipi.

Prianka merr vesh se Anika është ende në qeli dhe i thotë gjyshes. Gjyshja liron Anikën. Ndërkohë Anikës i kanë rrëmbyer vëllain.  Ajo arrin ta shpëtojë me ndihmën e disa personave të tjerë.

Shivain e helmojnë dhe ai shtrohet në spital. Kur bëhet mirë ai kërkon çipin por nuk e gjen dhe kujtohet që mund t’i ketë rënë në komisariat. Ai shkon atje dhe merr vesh se çipin ja kanë dhënë Anikës.

Anika ndihmon një djalë të vogël që ka humbur por has në probleme pasi vjen policia dhe mendojnë se e ka rrëmbyer Anika. Ajo fshihet në një kuti. Atë kuti e çojnë në shtëpinë Oberoi dhe pikërisht në dhomën e Shivait shkruan revistawho.com

Shivai dhe Anika habiten kur shohin njëri tjetrin. Anikës i bie të fikët por Shivai kujdeset për të. Omkara dhe Rudra hyjnë në dhomën e Shivait dhe ai detyrohet ta fshehë Anikën. Omkara dhe Rudra kuptojnë që diçka po ndodh.

Anika vjen në vete dhe Shivai e pyet ku është çipi. Anika thotë se e hodhi. Shivai thotë se nuk do e lëshojë nëse nuk e merr çipin. Anika thotë se do e gjejë. Omkara dhe Rudra hyjnë sërish në dhomën e Shivait dhe shohin Anikën./revistawho.com