Familja Oberoi mblidhet për festën e Raksha Bandan. Prianka ka përgatitur një lojë ku çdo anëtar i familjes do sillet si një tjetër. Të gjithë habiten dhe Shivai thotë se nuk do ta bëjë këtë. Edhe Tixh nuk është dakort. Prianka arrin t’i bindë. Shivai duhet të sillet si Omkara. Omkara duhet të sillet si Rudra. Rudra duhet të sillet si Shivai. Tixh dhe Shakti duhet të sillen si njëri tjetri. Dhe Pinki me Xhanvin duhet të sillen si njëra tjetra. Halla kthehet në shtëpinë e Anikës dhe Sahilit. Ato i kërkojnë të largohet pasi ajo i tradhtoi duke ja shitur shtëpinë Shivait. Shivai merr në telefon Anikën dhe i thotë të vijë në punë por ajo nuk mundet. Sahili shtyn hallën dhe ajo përplas kokën tek muri. Anika dhe Sahil tronditen kur hallës i del gjak dhe i bie të fikët. Anika i qëllon Sahilit. Ai qan dhe i thotë Anikës se ajo nuk e do. Shivai e merr prapë në telefon Anikën por ajo i thotë se nuk do shkojë. Shivai i thotë gjyshes. Gjyshja telefonon Anikën dhe i thotë të vijë. Anika niset dhe e lë Sahilin me hallën. Në shtëpinë Oberoi të gjithë bëhen gati për të aktruar si njëri tjetri shkruan revistawho. Anika shkon atje dhe ajo me familjarët e tjerë habiten kur shohin vëllezërit Oberoi me pamjen e njëri tjetrit. Anika i rregullon paruken Shivait që të duket si Omkara por padashje bie mbi të. Anika i thotë Shivait se me paruke ngjan si Omkara por nuk ka sytë e tij. Shivai e pyet çfarë kanë sytë e Omkaras. Anika i thotë se në sytë e Omkaras ka pafajësi dhe humanizëm. Prianka fillon lojën. I pari që duhet të aktrojë është Rudra. Ai sillet si Shivai me Somjan. Romi hyn në shtëpinë Oberoi dhe habitet kur sheh sjelljen e Rudrës. Ajo thotë se kjo është e shpifur. Rudra habitet kur sheh Romin dhe mundohet ta bindë se po bënte rolin. Rup rikthehet./revistawho.com