• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Nesër Shivai vendos të fejohet, vëllezërit mundohen t’i ndryshojnë mendjen

Pinki i thotë Shivait se e dashura e tij Tia ka ardhur nga Londra. Ai thotë se do ta takojë nesër. Rudra e pyet Shivain nëse e dashuron Tian. Shivai i thotë se ajo ka klas dhe vjen nga një familje e mirë. Omkara thotë se për Shivain ajo nuk do ekzistonte po mos të kishte famile të mirë. Ai thotë se Shivai nuk e do Tian por pasurinë e saj pasi dy familjet janë në një marrëveshje biznesi. Shivai e pranon më në fund që nuk e do Tian dhe thotë se lidhja është ujdi. Gjyshja kupton që djemtë e gënjyen dhe u betuan kot se nuk kishin gisht në atë ngjarje. Ditën tjetër Shivain dhe Anikën i përplas sërish fati. Anika është duke rregulluar sandalen në rrugë ndërsa makina e Shivait po vjen drejt saj dhe për pak sa nuk e përplas atë. Shivai dhe Anika grinden sërish. Rudra nuk e pëlqen fare të dashurën e Shivait. Omkara e pyet çfarë ka me të. Rudra thotë se Shivai nuk e dashuron Tian dhe tani kanë shansin që ta zëvendësojnë me ndonjë vajzë tjetër. Pinki nis përgatitjet për fejesën e Shivait. Ndërkohë Shivai po i tregon Omkaras për Anikën ndërsa Anika po I tregon Priankës për Shivain. Ata flasin keq për njëri tjetrin shkruan revistawho. Omkara i këshillon Shivait të fejohet me një vajzë që do por Shivai është i sigurt që do të fejohet me Tian. Në shtëpi vjen një koreograf që do i mësojë kërcimin. Rudra bind Anikën që të qëndrojë dhe të jetë asistentja e koreografit. Rudra bind edhe Shivain të qëndrojë për provat e kërcimit. Anika është  e mbulur me shami. Shivai shkon tek ajo pa e ditur që është Anika dhe i heq shaminë. Ata habiten kur shohin njëri tjetrin./revistawho.com