• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Kapet mat gruaja që helmoi Shivain, Anika shpëton vëllain, ja ç’do ndodhë nesër

Shivain e çojnë në spital. Doktori i thotë Omkaras se Shivain e kanë helmuar me një helm që jep efekt nga prekja. Omkara habitet dhe kujton gruan që preku Shivain. Rudra nga ana tjetër është i habitur dhe bie në tokë duke qarë. Anika shkon tek halla dhe i thotë se Sahil ka humbur por hallës nuk i intereson. Omkara largohet nga spitali dhe shkon për në shtëpi që t’u tregojë familjarëve. Rudra mbetet vetëm në spital dhe është i shkatërruar. Pranë tij afrohet një vajzë e cila i jep kurajo dhe i thotë se vëllai do shërohet. Omkara arrin në shtëpi dhe u tregon që Shivai është në spital. Të gjithë shqetësohen dhe nisen për atje. Doktori i qetëson dhe u thotë se Shivai është më mirë. Tixh i thotë Omkarës të firmosë disa letra që të marrë vendin e Shivait nëse ai vdes. Omkara nuk pranon dhe debaton me të atin. Ndërkohë gruaja misterioze që helmoi Shivain hyn në dhomën e tij dhe i injekton një ilaç. Një vajzë e shpëton Shivain duke  e shtyrë gruan misterioze. Familjarët hyjnë në dhomë dhe e kapin mat. Omkara thotë se kjo është gruaja që ja bëri këtë Shivait shkruan revistawho. Pinki e pyet gruan misterioze kush është. Ajo i thotë se është armike me Oberoit dhe se është gruaja e Ashokut personi i cili dogji veten në episodin e parë. Ajo thotë se Tixh dhe Shakti e vranë burrin e saj. Pinki kërkon që ajo të arrestohet. Ndërkohë gjyshja shkon të falenderojë vajzën që shpëtoi Shivain dhe del që ajo është vajza e gjyshes. Ajo ka qenë në burg dhe është liruar pak muaj më parë. Anika arrin të shpëtojë Sahilin. Ajo e përqafon dhe qan./revistawho.com