• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anikës i bie të fikët, ajo përfundon në dhomën e Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

Vajza që Rudra njohu në spital hyn në dhomën e Shivait. Ajo i thotë Rudrës se i kishte premtuar që do këndonte një këngë dhe nis të këndojë. Shivai dhe Omkara pyesin Rudrën kush është ajo vajzë dhe Rudra u thotë se ajo është ëngjëll duke i lënë vëllezërit të habitur. Edhe pse i sëmurë Shivai e ka mendjen tek puna. Omkara dhe Rudra i thonë të relaksohet dhe mos të mendojë për punën. Gjyshja vjen dhe i tregon Shivait se e ka liruar Anikën. Shivai nxehet dhe thotë se e urren Anikën. Omkara dhe Rudra qeshin. Anika grindet me hallën dhe ikën nga shtëpia. Ajo shkon bashkë me Sahilin tek gruaja e mensës. Shivai kujtohet për video çipin por nuk e gjen. Ai merr në telefon komisariatin dhe i thonë se video çipin ja dhanë Anikës. Anika ndërkohë ndihmon një fëmijë që ka humbur por futet në telashe. Ajo fshihet në një kuti. Dikush e çon kutinë në dhomën e Shivait. Anika del nga kutia dhe habitet kur sheh Shivain. Edhe ai habitet gjithashtu dhe e pyet ç’do në dhomën e tij. Anikës i bie të fikët. Shivai e merr hopa dhe e vendos në shtrat shkruan revistawho. Omkara dhe Rudra hyjnë në dhomën e Shivait dhe ai fsheh Anikën. Ata e kuptojnë që diçka po ndodh. Kur ata largohen Shivai spërkat me ujë Anikën dhe ajo vjen në vete. Ata grinden dhe Shivai i kërkon Anikës video çipin. Ajo thotë se nuk e ka. Shivai i thotë ta gjejë përndryshe nuk do ta lërë. Anika premton se do e gjejë brenda 3 orëve. Omkara dhe Rudra hyjnë sërish në dhomë dhe gjejnë Shivain dhe Anikën. Ata habiten.  Anika u thotë Omkaras dhe Rudras se Shivai e rrëmbeu dhe largohet./revistawho.com