Këngëtarët Billie Eilish dhe Harry Styles, si dhe reperi Kanye West dhe grupi Swedish House Mafia janë ndër performuesit e festivalit muzikor Coachella të këtij viti.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë organizatorët, me rikthimin e festivalit pas tre vjetësh. Coachella, një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, u mbajt për herë të fundit në vitin 2019 dhe u anulua në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se në muajin qershor, organizatorët kanë zbuluar se festivali i mbajtur në qiellin e hapur të Kalifornisë do të rikthehej në prill të këtij viti. Më konkretisht, gjatë fundjavave të datave 15 deri më 17 prill dhe 22 deri në 24 prill.
Sipas të dhënave, Eilish dhe West do të performojnë respektivisht dy të shtunave dhe të dielave. Formacioni i festivalit përfshin gjithashtu këngëtarët Arlo Parks dhe Phoebe Bridgers, fituesit italianë të Eurovision-it Maneskin, reperet Megan Thee Stallion dhe 21 Savage si dhe dyshen hip hop Run The Jewels dhe DJ Fatboy Slim. Sipas organizatorëve, biletat për fundjavën e parë janë shitur.