Bill dhe Melinda Gates kanë shpallur publikisht vendimin për t’u ndarë pas 27 vitesh martesë. Lajmin e kanë dhënë vet ata me një njoftim në ‘Twitter’ ku shkruajnë: “Pasi e menduam gjerë e gjatë dhe punuam shumë me raportin tonë, kemi vendosur t’i japim fund martesës. Gjatë 27 viteve tona me njëri-tjetrin kemi rritur 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon me njerëz nga e gjithë bota për të sjellë shëndet dhe jetë produktive. Vazhdojmë të besojmë tek ai mision dhe do vazhdojmë të punojmë bashkë tek fondacioni, por nuk besojmë se mund të vazhdojmë të jemi më një çift në fazën e jetës që na pret para. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë teksa mësohemi me jetën e re”.
Miliarderi i ‘Microsoft’ dhe Melinda u martuan më 1994-ën në ishullin e Hawait. Ata kanë 3 fëmijë, përkatësisht djalin 21 vjeç, një vajzë 25 dhe vajzën e vogël 18-vjeçare. Së bashku kanë ndërtuar fondacionin ‘Bill and Melinda Gates’ që është më i madhi fondacion privat në botë me vlerë mbi 40 miliardë dollarë./revistawho.com