• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Bill dhe Melinda Gate janë zyrtarisht dy beqarë! Çfarë ndodh me finalizimin e divorcit?

Bill dhe Melinda Gate nga sot janë zyrtarisht të divorcuar. Lajmi u bë i ditur nga ‘TMZ’ që ka arritur të ketë informacion të saktë mbi dokumentet përmbyllëse të divorcit. Asnjë prej dy ish-partnerëve nuk do ketë detyrime pas martesës ndaj njëri-tjetrit dhe Melinda nuk do heqë dorë nga mbiemri i ish-bashkëshortit. Të gjitha të mirat e përbashkëta të çiftit janë ndarë si pas ‘kontratës së ndarjes’, që u firmos prej tyre që në momentin kur u mor vendimi ndarjes. Siç është zbuluar më herët, pasuria e Bill që kap vlerën 130 miliardë dollarë, ndahet me Melindën, e cila do ketë në emër të saj 65 miliardë./revistawho.com