Nëna i kërkon llogari Ugurit pse ka kërkuar dorën e Sevgit pa lejen e saj. Xhaxha Omeri i jep para Demirit për ta falenderuar që i ktheu zarfin. Ojky i kërkon Demirit të bëjë një dasmë me Xhandanin. Demir këshillon Ugurin të organizojë një darkë ku të ftojë Sevgin dhe babain e saj që të njihen me nënën e tij. Demir merr një shtëpi me qera. Ai ngrihet në detyrë dhe bëhet shef i kamarierëve. Sevgi me babain e saj shkojnë për darkë në shtëpinë e Ugurit. Ata bisedojnë për dasmën dhe papritur Demiri shpall edhe dasmën e tij dhe të Xhandanit. Demir dhe Ugur vendosin të bëjnë dasmë në të njëjtën ditë. Demir i tregon Xhandanit se ka marrë një shtëpi me qera dhe ajo gëzohet shumë që më në fund do jetojnë të tre së bashku si një familje. Xhandan dhe Ojky vizitojnë shtëpinë e re dhe u pëlqen shumë. Të gjithë ndihmojnë në rregullimin e shtëpisë së re të Demirit. Xhandan nuk dëshiron të veshë fustan nusërise. Ojky vë re cilin fustan pëlqeu Xhandani dhe i tregon Demirit. Vjen dita e dasmës dhe Demir e Ugur bëhen dhëndurë. Ugur i merr unazë Sevgit por dy hajdutë grabisin argjendarinë./revistawho.com