• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Bihter” po ndahet sërish? Reagon për herë të parë bashkëshorti i saj

Së fundmi portalet turke u “pushtuan” nga lajmi se aktorja Beren Saat do të ndahej sërish nga bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu. Çifti vitin e kaluar patën një krizë në martesën e tyre dhe u divorcuan, por shumë shpejt kuptuan që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe u rikthyen së bashku. Vetëm pak muaj pas rikthimit të tyre, mediat turke shkruanin se Beren dhe Kenan janë drejt ndarjes për herë të dytë. Mirëpo bashkëshorti i aktores më në fund ka reaguar duke i sqaruar këto thashetheme. Kenan Dogulu foli para gazetarëve turq duke deklaruar se ata janë bashkë dhe njerëzit nuk duhet t’i besojnë lajmet e pavërteta. “Miqtë e mi, kurrë mos i besoni lajmeve të pavërteta përpara se ne ta deklarojmë vetë. Ju lutem, jemi shumë të lodhur. Njerëzit po mërziten nga këto lajme, ju lutem”-tha këngëtari./revistawho.com