Big Mama qe pjesë e “Big Brother VIP”, por qëndrimi i saj në shtëpi zgjati vetëm pak javë. Ajo vendosi të largohet pas një debati me Antonelën.
Megjithatë duket sikur zemra e saj nuk është shkëputur ende nga formati. Big Mama ka postuar në Instastory një foto jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe ka pyetur ndjekësit: “A të futem prap? Si thoni?”
Kaq u desh që të nisin komentet dhe fjalët për një rikthim të saj. Gjasat janë të jetë një provokim ose shaka nga ana e këngëtares, duke qenë se shtëpia e BBV është në zyrat e Top Channel dhe Big Mama aty mund të jetë për shumë arsye./revistawho.com