• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Bieta Sulo mbyll sezonin e ‘Ftesë në 5’, hedh poshtë zërat për largim nga ‘Top Channel’

Bieta Sulo mbylli sot sezonin e radhës të ‘Ftesë në 5’, programit të pasdites që prej vitesh ka mbledhur shikuesit para televizorit. Si gjithmonë, fundi i një sezoni, e nisja e një tjetri shoqërohet me shumë fjalë e deklarata për largime, rikthime, apo lëvizje nga një televizion në tjetrin. Edhe Bieta nuk i shpëtoi ca lajmeve për një largim nga Top-i.

Sot me një shkrim dedikuar stafit të saj të ngushtë dhe publikut, zgjodhi fjalët për të treguar mirënjohje dhe la të kuptohet se pas pushimeve do ta shohim sërish në stacionin e ‘Ftesës’.

Po ashtu në mbyllje të programit ajo u shpreh: “Shihemi këtu, në shtator”.

Duke mbyllur kështu çdo aludim për largim nga ekrani i ‘Top Channel’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)