• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Bieta Sulo e kuruar në çdo dalje publike, por vetëm një detaj është i preferuari i saj

Bieta Sulo është çdo pasdite në ekranin e ‘Top Channel’ me programin e saj të pasdites dhe gjithmonë shfaqet e kuruar, plot ngjyra dhe shumë e qeshur. Prej javësh tashmë është në transmetim edhe me edicionin e dytë të ‘Top Talent’, program ky ku shfaqet si anëtare e jurisë.

Pikërisht zgjedhjet e saj përsa i përket veshjeve në këtë program na kanë rënë në sy së fundmi. Bieta është veshur pothuajse gjithmonë me fustane dhe të gjithë janë të prerjeve dhe stileve të ndryshme, por kanë një detaj të përbashkët: Palat. Vendosja e copave mbi njëra-tjetrën krijon një pamje tjetër dhe e bën më të veçantë veshjen. Moderatorja nuk ka gabuar asnjëherë me kombinimin e ngjyrave dhe ‘look-ut’ duke i bërë të gjithë ta komentojnë pozitivisht.

Kujtojmë se detaji i palave është një nga trendet e sezonit të 2019-2020. / revistawho.com