• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bieta Sulo ‘braktis’ studion e ‘Ftesë në 5’, zhvendoset pranë të dëmtuarve nga tërmeti

Emisioni i pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’ u zhvendos pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, aty ku dhe ku ishte epiqendra e tërmetit tronditës ditën e martë.

Në një situatë mjaft delikate, Bieta Sulo drejtoi progamin në një prej vendeve ku ishin akomoduar 300 persona të dëmtuar nga tërmeti. Midis shumë intervistash, moderatorja solli një pasqyrim të realitetit të vështirë që banorët e Durrësit janë duke kaluar këto ditë.

Pranë saj ndodheshin edhe gazetarët e terenit të cilët raportuan në kohë reale atë çfarë kishin parë.

Në sallë ishte prezente gjithashtu dhe Dalina Buzi e cila komentoi punën aktuale që mediat kanë bërë për të informuar njerëzit.

Ndryshe nga më parë, Bieta solli më pranë aktualitetin shqiptar, duke vizituar nga afër qytetin i cili pësoi kaq shumë dëmtime në vetëm pak ditë./revistawho.com