Me fotot pranë detit, Bieta Sulo sapo i tregoi të gjithëve se është përgatitur më së miri për verën.
“Gati për sezonin e verës. Ja edhe kurrizi i breshkës është arritur më së miri gjatë gjithë dimrit”, ka shkruar moderatorja krah fotove ku ka ngritur bluzën për të treguar një tjetër bluzë me figurën e breshkës dhe kurrizin e saj prej 6 pllakash e duke qeshur.
Në këtë mënyrë Bieta ka treguar se në fakt nuk e ka pasur aspak mendjen tek stërvitja për të pasur një bark siç e kërkon vera.
Ndonëse angazhimi i përditshëm i “Ftesë në 5” do e bëjë të duket në formë edhe pa bërë palestër siç e do zakoni para verës./revistawho.com