Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do jenë pjesë e listës së artistëve që do të performojnë javën tjetër në inagurimin e presidentit Joe Biden. Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar më 20 Janar ndërsa Jennifer Lopez do të bëjë një performancë muzikore në Kapitol, aty ku do të mbahet ceremonia.
Lady Gaga ka qenë mbështetëse e Biden para zgjedhjeve presidenciale. Po ashtu edhe Lopez me partnerin e saj Alex Rodriguez treguan mbështetjen e tyre duke u bashkuar me bashkëshorten e Biden, Jill në përpjekje për të inkurajuar latinët të votojnë.
Pjesë e inagurimit të Biden do jenë edhe Justin Timberlake, Jon Bon Jovi, Demi Lovato dhe Ant Clemons.