• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beyonce zbulon surprizën e madhe për fansat, publikohet dokumentari i saj dhe albumi i ri

Beyonce ka surprizuar fansat me lançimin e datës së ‘Homecomenig: The Live Album’ në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’, i cili do të dalë ditën e sotme në të njëjtën kohë me transmetimin e dokumentarit të saj në ‘Netflix’. Ylli i muzikës pop ka publikuar projektin me 40 këngë dhe në të përfshihen disa nga punët më të mira të këngëtares. Fansat janë emocionuar shumë dhe shitjet pritet të arrijnë rekorde historike.

Nga burime të ndryshme po qarkullojnë fjalë se dokumentari që pritet të transmetohet sot nuk do të jetë i vetmi. Mendohet se një nga performancat më të mira të Beyonce do të ketë një hapësirë të sajën në ‘Netflix’, në një projekt kinematografik të dytë.

Ylli i muzikës ka premtuar se ky vit do jetë i saji dhe hapat e parë janë hedhur. /revistawho.com