Këngëtarja me famë botërore Beyonce është nënë e tre fëmijëve, megjithatë ja ka dalë që në secilën shtatzëni të rikthejë format e saj bombastike. Nëpërmjet dietave strikte dhe palestrës intensive, këngëtarja është prezantuar në publik gjithmonë në formë perfekte.
Por me fotot e publikuara së fundmi nga “Daily Mail” këngëtarja shfaqet e transformuar, duke i vënë të gjithë në dyshim për trupin e saj. Beyonce është kapur mat nga paparacët teksa po dilte nga shtëpia e saj në Los Angeles së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy dhe në sy bien kilet e tepërta të saj.
Këngëtarja ishte veshur me një kostum me vija vertikale, i cili i nxirrte në pah ndryshimet e trupit, barkun e shëndoshë dhe kofshët e mbushura./revistawho.com