• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Beyonce nën akuzë: Këngëtarja bën magji

Ish-bateristja e grupit të Beyonce, akuzon këngëtaren se praktikon magjinë e zezë. Kimberly Thompson thotë se Beyonce kërkon t’i bëjë keq nëpërmjet magjisë, duke u bazuar në dokumentat e gjykatës të siguruara nga ‘The Blast’. Gjithashtu ish-bateristja pretendon se këngëtarja ka vrarë macen e saj. Kimberly ka punuar për 7 vite në bandën muzikore të Beyonce. Për më tepër ajo ka deklaruar se për shkak të Beyonce ka humbur shumë punë, vuan nga lodhja e tepërt dhe se këngëtarja i ka vjedhur edhe kompjuterin.  Njëri prej gjyqtarëve e ka mohuar kërkesën e Kimberly, sepse pretendimet e saj janë thjesht shumë të çuditshme. Megjithatë kjo ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Fansat e Beyonce ironizojnë duke thënë se luten që këngëtarja t’u bëjë magji. Megjithatë ka dhe nga ata që shprehen të bindur se deklaratat e Kimberly janë të vërteta dhe se Beyonce e përdor vërtet magjinë e zezë. /revistawho.com