• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beyonce dhe mamaja e saj nuk rrinë duarkryq, i bashkohen nismës kundër Covid-19

Ylli i muzikës pop, Beyonce, ka vendosur që bashkë me nënën e saj, Tina Knowles Lawson t’i bashkohet iniciativës për testimin e Covid-19  në qytetin e tyre të lindjes, Houston, Texas.

Fushata #IDIDMYPART, që zhvillohet këtë fundjavë, synon të rrisë vetëdijen për testimin ditor në një qendër mjekësore lokale.

“Virusi po shkatërron komunitetin me ngjyrë, kështu që ne kemi nevojë për lëvizje për t’i dhënë përparësi shëndetit tonë”, është shprehur mamaja e këngëtares.

33% e njerëzve që janë dërguar në spital me virus janë afrikano-amerikanë, por vetëm 13% e popullsisë amerikane është afrikano-amerikane.