Dy këngëtarët e njohur, Beyonce dhe Jay-Z, kanë publikuar ditën e djeshme albumin e përbashkët ‘Everything is love’. Albumi erdhi si në surpriz për të gjithë fansat e çiftit të njohur, por ajo që i mahniti më shumë ishte videoklipi i këngës, “Apeshit”. Kjo këngë është realizuar në muzeun e Luvrit dhe Beyonce e Jay-Z janë të parët që xhirojnë në këtë vend.
Në videoklip dy këngëtarët shfaqen në atraksione të ndryshme të muzeut të njohur, duke pozuar edhe përpara pikturës ikonike të ‘Mona Lisa’. Muzeu i Luvrit është një ndër më të vizituarit në mbarë botën me rreth 1.500 vizitorë në ditë dhe për këtë arsye të gjithë janë habitur se si Beyonce dhe Jay-Z kanë arritur të realizojnë videoklipin në atë vend dhe madje ta mbajnë sekret këtë gjë. Megjithatë të gjithë kanë ngelur të mahnitur, sepse ky videoklip i çiftit të këngëtarëve është një art i vërtetë. /revistawho.com