• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Best Friend Mood On”, Xhemi dhe Arbana na treguan më të bukurat nga nata e rrallë kur dalin për të pirë e kërcyer

Kur je vet mami, por edhe shoqja e ngushtë është mami, daljet për një gotë e për të kërcyer bëhen aq të rralla sa 1 herë në vit që bëheni bashkë do e shijoni në maksimumin e mundshëm. Kështu ka ndodhur edhe me Arbanën e Xhemin.

Që ato janë mikesha të ngushta dhe kanë një nga shoqëritë më të veçanta të showbizit, për këtë nuk ka asnjë kundërshtim. Këto foto e video të postuara nga një ditë më parë, na e vërtetuan këtë gjë. “Ekzaltimi me ujë pa gaz është thjeshtë nga qejfi që po dalim një herë në vit”, shkroi albana në albumin e postuar në profilin e saj, ku ka foto tipike shoqesh të ngushta. Foto pa filtra, të turbullta, plot të qeshura dhe që tregojnë sa bukur ja kanë kaluar gocat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Nga ana tjetër Xhemi, publikoi një foto me shishe alkooli në dorë dhe na tregoi se uji pa gaz ishte ai. Fundja pa pak alkool nuk ka lezet as festa as kërcimi, apo jo?/revistawho.com