• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Besa merr çdo javë të njëjtën dhuratë, ja cili është ky person i veçantë (FOTO)

Prej vitesh, këngëtarja e njohur jeton një lidhje të qëndrueshme dashurie, për të cilën publiku nuk di shumë, sepse Besa Kokëdhima ka dashur që këtë pjesë ta ruajë për vete. Por nëse të gjithë do të mendonin se është partneri ai që i ka bërë një buqetë kaq të bukur lulesh, në fakt nuk është kështu. Dhe jo vetëm për raste festash, ditëlindje apo suksese. Çdo javë, pa rast, pa festë… për t’i treguar dashurinë dhe vlerësimin që ka për të bijën. Është i ati, që çdo javë i dhuron Besës një buqetë me lule jo vetëm për t’i treguar dashurinë dhe vlerësimin që ka për të, por njëkohësisht për të treguar edhe se si duhet trajtuar një femër.“Im atë më dërgon një buqetë lulesh çdo javë, thjeshtë për të më kujtuar dashurinë e tij dhe mënyrën si duhet të trajtohet një grua. Faleminderit babi. Të dua.”-shkruan Besa bashkangjitur fotos/revistaclass