Edhe pse ai ka të ardhura që shumë do t’i kishin zili, aktori i njohur Bes Kallaku shprehet se kjo gjë nuk i bën shumë përshtypje, pasi mendon se çdo gjë është e përkohshme.
Këto deklarata Besi i ka bërë tek emisioni “ABC e pasdites’, ku ishte i ftuar së bashku me Jona Spahiun.
Jona me shaka rrëfeu se kur ulen për darka paguan Besi se ‘ ai ka më shumë lekë’. Kaq mjaftoi që Ermali ta pyeste rreth diskutimit në çdo dalje televizive: Besi dhe lekët!
“Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e “Kosherja”, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lë fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”, ka thënë ai.
Ndërsa pyetjes nëse e kanë menduar ndonjëherë largimin nga Shqipëria të dy kanë thënë se po.
“Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendoj largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift, këtë vend e ka bekuar Zoti por nuk e do robi’, ka thënë ai./revistawho.com