• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bes Kallaku rrëfen për herë të parë historinë që e lidh me Agron LLakaj: Ai më ka hapur derën e shtëpisë

Bes Kallaku ka qenë i ftuari i radhës në programin ‘Late night show’ që drejtohet nga Kastro Zizo dhe ka rrëfyer detaje nga fillimet e karrierës së tij artistike. Edhe më herët, aktori i njohur i humorit ka zbuluar se si çdo nisje e realizmit të një ëndrre edhe rrugëtimi i tij ka qenë shumë i vështirë, madje shpesh nuk kishte ku të flinte dhe detyrohej ta bënte gjumin në karrige.

Gjatë rrëfimit emocional dhe nostalgjik, Besi zbuloi diçka që më parë nuk e kishte bërë publike. “Nuk e kam thënë kurrë, por ia vlen ta thuash që Agron LLakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua, Nuk dua ta bëj bajat fare, por kur flija në karrige në fillimet e mia, Agroni më hapi derën e shtëpisë së tij dhe më tha: Hajde fli nga shtëpia ime dhe ha tek shtëpia ime”,-rrëfeu Besi.

Kujtojmë se në periudhën kur aktori i njohur ka qenë në fillimet e karrierës, e cila nisi në ‘Portokalli’, LLakaj ka qenë moderator dhe aktor i spektaklit të humorit. /revistawho.com