• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bes Kallaku publikon video nga koha në ‘Portokalli’, fansat kanë vetëm një kërkesë: Rikthehu atje…

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku është kthyer pas në kohë me një skeç humori gjatë kohës kur ka qenë pjesë e ‘Portokalli’.

“@gazpaja dhe @salsanorrapi i paverifikuar Instagramisht”, ka shkruar Besi keah videos ku luan rolin e një personi të dehur dhe dallohen të qeshurat e pafund të publikut.

Këto pamje kanë shkaktuar mjaft të qeshura dhe tek ndjekësit e tij në ‘Instagram’ të cilët kanë theksuar se i kanë parë disa herë këto skeçe gjatë kohës në karantinë.

Megjithatë një pjesë e mirë e komenteve kanë shprehur keqardhjen e tyre se pse Besi nuk është më pjesë e ‘Portokalli’. Disa të tjerë kanë shkruar se ai duhet të rikthehet në atë program sepse të gjithëve u mungon humori i realizuar atje.

Nuk dihet se çfarë mendon Kallaku pas kërkesave të ndryshme për t’u rikthyer në ‘Portokalli’, megjithatë kujtojmë se në fundin e vitit që lamë pas, Besi u bë pjesë e shfaqjes së Vitit të Ri të programit, e cila kishte për qëllim rikthimin e gjithë figurave të njohura që e nisën rrugëtimin në programin më të ndjekur të humorit në Shqipëri./revistawho.com