• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Bertina e BB3 thyen heshtjen, zbulon pas 6 vitesh arsyen e ndarjes nga Erioni

“Big Brother” ndër vite ka krijuar shumë çifte, por shumica prej tyre nuk kanë mundur të rezistojnë për një kohë të gjatë. Një prej çifteve të shtëpisë ka qënë Bertina dhe Erioni, çifti u nda vetëm 2 vite pasi dolën nga shtëpia e famshme. Janë pyetur disa herë për arsyen e ndarjes por të dy kanë refuzuar të flasin lidhur me këtë teme. Pas rikthimit të saj në Shqipëri Bertina Mehmeti, thyen heshtjen dhe zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes.
“As unë nuk e kuptova si i hyra asaj historie dhe si përfundoi. Ishim dy karaktere të kundërta që nuk mund të qëndronim dot bashkë. Erioni ka gjithë respektin tim, por nuk ishim për njëri-tjetrin. Sado u përpoqa t’i bëja gjërat të funksionojnë, nuk funksionoi”, u shpreh Bertina. Nga intervista ajo la të kuptohej se ka nisur një lidhje të re edhe duket shumë e lumtur.