• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bertan Asllani punon me aktorin e njohur turk për këngën e tij të re

 

Bertan Asllani, këngëtari shqiptar që dikur e shihnim në skenën shqiptare, prej vitesh jeton në Turqi. Ndonëse vetë nuk ka publikuar ndonjë këngë të re prej kohësh, Bertani vazhdon të merret me muzikë. Ai së fundmi realizoi muzikën e serialit “Kimse Bilmez” që pati shumë sukses. Në këtë serial luante edhe aktori Keremcem i cili është edhe këngëtar. Mesa duket Keremcem e ka pëlqyer shumë muzikën e Bertanit dhe ka vendosur që këngën e tij të re t’ja besojë këngëtarit shqiptar. Keremcem është shfaqur në një postim në Instagram në studion e Bertan Asllanit. “Duke bërë magji”-shkruan aktori në këtë postim duke treguar se Bertani po i kompozon një këngë shumë të bukur që na mbetet të presim edhe pak për ta dëgjuar./revistawho.com