• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beren Saat dhe bashkëshorti i saj fotografohen në spital, çfarë ka ndodhur me çiftin?

Aktorja turke Beren Saat dhe bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu janë fotografuar së fundmi duke dalë nga spitali. Menjëherë gazetarët që ndodheshin aty u afruan për t’i pyetur çfarë ka ndodhur pasi fansat janë shqetësuar. Bashkëshorti i aktores i siguroi të gjithë se ata janë shumë mirë dhe bënë një kontroll. Gazetarët e pyetën Dogulun mos ky kontroll kishte të bënte me koronavirusin, por ai u përgjigj se ishte thjesht një kontroll i përgjithshëm. “Jo, Zoti na ruajt”-tha Dogulu. Kujtojmë që Beren Saat dhe Kenan Dogulu kanë pasur një krizë në martesën e tyre, por së fundmi u ribashkuan dhe duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.